Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, finalisti Miri ka reaguar për herë të parë, duke ndarë mendimet e tij për rrugëtimin dhe rezultatin final.
Ndryshe nga sa mund të pritej, ai theksoi se nuk ndihet aspak i zhgënjyer, përkundrazi është i kënaqur me eksperiencën dhe mënyrën si u zhvillua loja e tij. Për fituesen Selin, ai u shpreh pozitivisht, duke kujtuar edhe një deklaratë të bërë që në fillim të spektaklit: “Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë.”
Miri shtoi se kjo ishte një lloj “profeci” e tij që doli, pasi kishte parashikuar që të dy do të arrinin deri në finale. Ai nënvizoi se, përtej çmimit, për të ka qenë e rëndësishme të tregojë veten siç është në realitet.
“Unë nuk jam i penduar për asgjë… kam treguar Mirin siç është në të vërtetë, me zemër të madhe,” – u shpreh ai, duke pranuar se ndoshta kjo qasje është parë si dobësi në lojë.
Gjithashtu, ai theksoi se eksperienca në këtë format i ka dhënë një nga gjërat më të rëndësishme: afrimin me publikun dhe mundësinë që njerëzit ta njohin më shumë përtej muzikës dhe karrierës së tij.
Në fund, Miri e përshkroi eksperiencën si intensive dhe sfiduese, duke shtuar me humor se “120 ditë duken si 10 shekuj” brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.




