Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Edisa Demollari, ka reaguar lidhur me raportin mes Brikenës dhe Mateos, si dhe për aludimet që e kanë përfshirë edhe atë.
Ajo u shpreh kritike ndaj faktit që Mateo arriti deri në finale, duke theksuar se nuk e konsideron të drejtë që një djalë që, sipas saj, ka përmendur të kaluarën e një vajze në publik, të arrijë deri në këtë fazë të garës.
Duke komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, Edisa ngriti dyshime mbi sinqeritetin e saj, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ketë qenë pjesë e lojës brenda shtëpisë.
Gjithashtu, ajo theksoi se disa nga momentet mes tyre i kishte parashikuar që më herët, duke i konsideruar si të kalkuluara dhe jo spontane.
Sa i përket thashethemeve për një lidhje të mundshme me Mateon jashtë shtëpisë, Edisa i mohoi kategorikisht, duke sqaruar se nuk ka asnjë njohje me të dhe se prej vitesh nuk ka lidhje me qytetin nga ai vjen.
Në fund, ajo hodhi poshtë edhe pretendimet për xhelozi, duke theksuar se komentet e saj janë keqinterpretuar dhe nuk lidhen me ndjenja personale, por me mënyrën se si ajo e sheh lojën në format.




