“E zgjojnë në panik! Largimi i Brikenës trondit Mateon...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Një moment sa komik aq edhe tensionues ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, në kuadër të 1 Prilli.

Banorët kanë vendosur të organizojnë një rreng për këtë ditë, duke zgjedhur si “viktimë” Mateo. Ndërsa ai ishte në gjumë të thellë, Shëndriti e ka zgjuar me urgjencë, duke i thënë se Brikena po largohej nga shtëpia.

Instagram Reel
DWknjFpDK0i

I alarmuar, Mateo është ngritur menjëherë dhe së bashku me të tjerët është drejtuar me nxitim drejt oborrit për të ndaluar situatën. Por aty ai është përballur me një skenë krejt ndryshe nga ajo që priste.

Në vend të një largimi dramatik, Brikena është shfaqur duke qeshur, duke zbuluar se gjithçka ishte një shaka e menduar për 1 Prillin.

Pasi kuptoi rrengun, reagimi i Mateo ishte i menjëhershëm dhe spontan, duke thënë: “Ju s’jeni mirë”, ndërsa situata u kthye në të qeshura për të gjithë banorët.

Instagram Reel
DWknqYdjFz0