Mbështetja e publikut për personazhet e tyre të preferuar vazhdon të befasojë, dhe këtë herë në qendër është Mateo Borri.
Në rrjetet sociale po qarkullon një iniciativë e veçantë nga fansat e tij, të cilët kanë vendosur të hapin një faqe në GoFundMe për të mbledhur fonde në mënyrë që t’i dërgojnë një surprizë nga ajri.
Qëllimi i kësaj nisme është organizimi i një droni ose parashute me mesazh mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”, si një formë mbështetjeje dhe motivimi për Mateon, por edhe për çiftin e njohur nga publiku si “Briteo”.
Sipas të dhënave që po qarkullojnë, fushata ka marrë menjëherë përkrahje të madhe. Nga objektivi prej 700 eurosh, janë mbledhur rreth 559 euro në një kohë shumë të shkurtër, duke arritur pjesën më të madhe të shumës.





