Brikena Selmani vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.
Ndërsa publiku po ndjek me interes rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, së fundmi në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi që tregojnë një pjesë më personale të jetës së saj.

Në këto imazhe, Brikena shihet krah babait të saj, duke pozuar e buzëqeshur pranë tij. Fotot kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar për raportin e ngrohtë dhe të afërt që ajo duket se ka me të atin.
Publikimi i këtyre pamjeve ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave për jetën e saj jashtë spektaklit.






