Marrëdhënia e tensionuar dhe debatet e vazhdueshme mes Miri dhe Selina vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve në Big Brother VIP Albania. Dinamika mes tyre është vëzhguar me kujdes jo vetëm nga publiku, por edhe nga ish-banorët e formatit.
Aktori dhe ish-finalisti i këtij reality show, Jul Deda, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një detaj që i ka tërhequr vëmendjen gjatë transmetimit live të spektaklit.
Përmes një postimi në Instastory, ai vuri në dukje një sjellje të përsëritur të Selinës, duke ngritur edhe një pyetje për ndjekësit e tij.
“E keni vënë re që sa herë flet Miri, Selina reagon menjëherë? Si shpjegohet ky reagim?” – ka shkruar aktori.

Jul Deda via Instagram Story
Më pas, ai ka dhënë edhe interpretimin e tij për këtë situatë, duke sugjeruar se reagimet e shpeshta të banores mund të tregojnë një lloj varësie në lojë ndaj Mirit.
Sipas Jul Deda, nëse situata do të ishte ndryshe, Selina thjesht do ta injoronte atë. Ky koment ka shtuar edhe më shumë diskutimet mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania, ku një pjesë e publikut mendon se debatet me Mirin po e mbajnë Selinën në qendër të vëmendjes brenda shtëpisë.





