Çfarë ndodhi? Produksionit i shpëton detaji simbolik : fikja e dritave...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania u mbyll me fitoren e Selinës, e cila arriti të triumfojë pas një përballjeje të fortë me Mirin, duke kurorëzuar kështu një rrugëtim të gjatë plot emocione dhe dinamika.

Megjithatë, mes festës dhe reagimeve të shumta, një detaj shumë i rëndësishëm nuk kaloi pa u vënë re nga publiku. Bëhet fjalë për mungesën e një prej momenteve më simbolike dhe tradicionale të këtij formati: fikja e dritave të shtëpisë nga fituesi.

Në edicionet e mëparshme, ky ritual ka qenë një “vulë” përmbyllëse, fituesi qëndron i fundit në shtëpi dhe, përmes një veprimi simbolik, mbyll zyrtarisht këtë kapitull. Këtë herë, për habinë e ndjekësve, ky moment nuk u realizua.

Në rrjetet sociale, shumë fansa kanë reaguar menjëherë, duke theksuar se prisnin këtë skenë si pjesë të pandashme të finales. Për ta, fikja e dritave do të kishte qenë një mbyllje perfekte, një detaj emocional që i jep kuptim përfundimtar gjithë eksperiencës së spektaklit.