Artan Kola “shpërthen” ndaj Rogertit: “Merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz”

Artan Kola “shpërthen” ndaj Rogertit: “Merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz”

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Artan Kola ka bërë akuza të forta ndaj Rogertit, duke zbuluar detaje që kanë shkaktuar menjëherë reagime.

I ftuar në një emision, ai është shprehur pa filtra:
“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz.”

Sipas tij, këto janë arsye pse nuk i ka përmendur këto gjëra brenda shtëpisë, duke shtuar:
“Nuk i thashë këto brenda, sepse nuk jam unë si Rogerti.”

Artani ka lënë të kuptohet se ka zgjedhur të mos përfshihet në konflikte të forta gjatë lojës, por pas daljes ka vendosur të flasë hapur për atë që mendon.

Në të njëjtën intervistë, ai ka treguar edhe për ndikimin që eksperienca në BBVIP pati në jetën e tij personale, duke thënë se bashkëshortja e tij është prekur shumë nga situatat që dolën në publik, duke e përshkruar si:
“Gruan e gjeta të traumatizuar.”

Deklaratat e tij kanë ndezur debat në rrjet, pasi për herë të parë ai flet kaq drejtpërdrejt për Rogertin, duke e kthyer këtë përplasje në një nga më të komentuarat e momentit.