Hailey Bieber ka surprizuar fansat me një transformim të ri të flokëve, vetëm pak muaj pasi kishte vendosur t’i rikthehej ngjyrës së saj natyrale dhe t’i kushtonte më shumë rëndësi shëndetit të flokëve.
Në fillim të vitit, modelja tregoi se ishte në një “hair health journey”, duke shmangur ndryshimet drastike dhe duke i lënë flokët të rriteshin. Por me ardhjen e vjeshtës, duket se ajo ka vendosur të eksperimentojë sërish.
Hailey tani është shfaqur me flokë më të gjatë, të prerë në shkallëzime të buta dhe me volum të shtuar rreth fytyrës. Krahasuar me clavi-cut që mbante më parë, gjatësia është dukshëm më e madhe.
Për këtë pamje janë përdorur edhe extensions, të cilat kanë shtuar gjatësi, dendësi dhe volum, pa e bërë prerjen të duket e rëndë.
Megjithatë, ndryshimi më i madh është ngjyra e flokëve.

Hailey ka zgjedhur një nuancë çokollatë shumë të errët, e cila konsiderohet ndër ngjyrat më të errëta që ajo ka mbajtur në më shumë se një dekadë.
Për vite, flokët biondë kanë qenë një nga elementët më karakteristikë të pamjes së saj. Megjithatë, ajo ka eksperimentuar edhe më parë me tonalitete më të guximshme, si kafeja pothuajse e zezë që mbante në Met Gala të vitit 2015.
Me kalimin e viteve, stili i Hailey-t është orientuar gjithnjë e më shumë drejt një estetike minimaliste dhe të rafinuar, ndërsa edhe ngjyrat e flokëve kanë ndjekur këtë ndryshim.
Ajo ka provuar më herët highlights karamel, tonalitete kafe dhe nuanca gështenje.
Tashmë, ngjyra e re, e ndërthurur mes espresso-s dhe çokollatës së zezë, i jep flokëve një pamje të thellë dhe me shkëlqim, duke u përshtatur edhe me atmosferën e muajve të ftohtë.




