Ish-konkurrentja e “Ferma VIP 3”, Fabjola Elezaj (Ola), ka ndarë me ndjekësit një përvojë shqetësuese që, sipas saj, i ka ndodhur me një porosi ushqimi.
Përmes një InstaStory, Ola publikoi një foto të një porzioni me makarona dhe sallatë, ku pretendon se në njërën prej makaronave kishte gjetur një krimb.
E tronditur nga ajo që pa, ish-banorja shoqëroi postimin me një mesazh të shkurtër në anglisht:
“E traumatizuar për gjithë jetën, nuk do të porosis më kurrë.”

Fabjola Elezaj via Instagram Story
Publikimi i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke nxitur reagime dhe komente të shumta lidhur me sigurinë ushqimore dhe kontrollet e produkteve të servirura.
Fabjola Elezaj, e njohur për publikun edhe si Ola, u bë pjesë e “Ferma VIP 3”, ku arriti të fitonte vëmendjen e publikut. Rrugëtimi i saj në reality show përfundoi pas një televotimi, ku u eliminua nga gara.
Deri më tani, Ola ka ndarë vetëm përvojën e saj në rrjetet sociale dhe nuk ka bërë publike detaje të tjera lidhur me restorantin apo nëse ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm pas incidentit.




