Një moment i pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” gjatë sfidës së mosreagimit, duke sjellë emocione të forta mes banorëve.
Banorët u surprizuan kur në ekranin e madh u shfaq partneri i Selin, Gimbo, i cili ndodhej në dhomën e surprizave me pranga në duar. Kjo pamje e papritur e ka tronditur menjëherë Selin, e cila ka mbetur e shtangur dhe për disa momente nuk ka reaguar, duke u tërhequr më pas në dhomën e gjumit.
Situata ka marrë një kthesë pozitive kur Gimbo ka hyrë në shtëpi pa pranga, duke iu afruar Selinës me përqafime dhe puthje. Megjithatë, ajo ka treguar vetëkontroll të fortë, duke mos reaguar dhe duke e përballuar sfidën deri në fund.
Kjo sfidë e mosreagimit vazhdon të testojë durimin dhe emocionet e banorëve, ndërsa përfundimi i saj pritet të sjellë përfitime ose pasoja në bazë të performancës së tyre gjatë lojës.




