Fund spekulimeve! Ja sa finalistë do të ketë BBVA 5...

"Big Brother Vip" Logo - Top Channel
"Big Brother Vip" Logo - Top Channel

Mbrëmja e spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Albania 5 ka sjellë jo vetëm konfirmimin e datës së finales, por edhe një tjetër zhvillim të rëndësishëm për ecurinë e garës.

Gjatë një organizimi të veçantë brenda shtëpisë, produksioni ka zbuluar zyrtarisht numrin e finalistëve që do të shkojnë deri në natën e madhe të 18 prillit.

Ndryshe nga aludimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku flitej për një finale me pesë konkurrentë, është konfirmuar se vetëm katër banorë do të arrijnë në fazën përfundimtare të lojës.

Ky vendim ka ndryshuar menjëherë strategjitë dhe balancat mes banorëve të mbetur, duke e bërë garën edhe më të fortë dhe të paparashikueshme në ditët e fundit.

Me vetëm katër vende në finale, çdo hap dhe çdo vendim tani pritet të jetë vendimtar për fatin e konkurrentëve që synojnë çmimin e madh.