Gjesti, fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim të ri në pamje. Këngëtari ka vendosur të lërë pas modelin e shkurtër të flokëve që e ka karakterizuar prej kohësh, duke zgjedhur një stil dukshëm më ndryshe.
Në fotot e fundit, Gjesti shfaqet me flokë më të gjatë në pjesën e pasme dhe anësore, ndërsa zona rreth veshëve është mbajtur më e shkurtër. Pamja e re të kujton stilin e njohur si “modern mullet”, një model që është rikthyer në modë vitet e fundit.

Gjesti via Instagram Story
Ndryshimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat. Krahasuar me paraqitjet e tij të mëparshme, ku këngëtari preferonte një prerje të shkurtër dhe më klasike, këtë herë ai ka eksperimentuar me një look krejt të ri.
Edhe pse Gjesti nuk ka dhënë ndonjë koment të veçantë për ndryshimin, pamjet e fundit kanë mjaftuar që modeli i ri i flokëve të bëhet menjëherë objekt diskutimi në rrjet.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky look i ri do të jetë thjesht një eksperiment i përkohshëm apo stili i ri që Gjesti do të mbajë gjatë.




