Enada Hoxha dhe Gerd Vaso shfaqen sërish bashkë, rikthehen pas divorcit të bujshëm?

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso shfaqen sërish bashkë, rikthehen pas divorcit të bujshëm?

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso kanë rikthyer vëmendjen e publikut pas një shfaqjeje të papritur së bashku, disa kohë pas divorcit të bujshëm që bëri jo pak zhurmë në mediat rozë.

Dy balerinët e njohur janë fotografuar së fundmi në aeroport, në shoqërinë e djalit të tyre, Roan, teksa ishin nisur drejt Madridit. Pamjet e tyre së bashku kanë mjaftuar për të ndezur menjëherë aludimet për një rikthim të mundshëm në çift.

Screenshot

Megjithatë, deri tani, as Enada dhe as Gerd Vaso nuk kanë bërë ndonjë deklaratë që të konfirmojë se mes tyre ka ndodhur një ribashkim. Udhëtimi mund të jetë thjesht një moment familjar i kaluar së bashku për hir të djalit të tyre.

Ndarja e çiftit kishte tërhequr më herët vëmendje të madhe. Enada kishte folur publikisht për periudhën e vështirë, madje në një prej intervistave të saj ishte shfaqur e përlotur, duke lënë të kuptohej se pas ndarjes fshihej një “gabim” nga ish-bashkëshorti.

Në mediat rozë, në atë kohë, qarkulluan edhe raportime për tradhti, ku pretendohej se Gerd Vaso kishte pasur një lidhje me një person nga rrethi i tij i afërt. Sipas këtyre raportimeve, situata ishte bërë edhe më e ndërlikuar pasi bëhej fjalë për një kolege dhe shoqe të afërt të Enadës.

Tani, shfaqja e dy balerinëve së bashku në Madrid ka rikthyer pyetjen: A po i japin Enada Hoxha dhe Gerd Vaso një tjetër shans marrëdhënies së tyre, apo bëhet fjalë thjesht për një udhëtim familjar? Deri në një reagim nga vetë dyshja, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve.