Zbulohet ish-bashkëshorti i Mimoza Ahmetit, emër i njohur i letërsisë...

Mimoza Ahmeti
Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të momentit pas hyrjes së saj në “Ferma VIP”, ku spontaniteti dhe batutat e saj kanë pushtuar rrjetet sociale.

Ndërkohë që publiku po njeh çdo ditë më shumë anën e saj karizmatike brenda fermës, jeta private e saj vazhdon të zgjojë kureshtje.

Shkrimtarja është nënë e dy vajzave, ndërsa ish-bashkëshorti i saj është studiuesi dhe autori i njohur Aurel Plasari, një emër i respektuar në fushën e letërsisë dhe studimeve shqiptare.

Gjatë bisedave në fermë, Mimoza nuk ka hezituar të ndajë edhe kujtime nga marrëdhënia e tyre, shpesh me nota humori. Një prej tyre ka shkaktuar të qeshura mes banorëve, kur ajo tregoi një shprehje që ai përdorte shpesh për të:

“Mos i flisni Mozës pas orës 12, se nuk di çfarë thotë”, rrëfeu ajo mes të qeshurave.

Ky detaj i vogël tregon edhe një herë natyrën e saj të çlirët dhe autentike, që po e bën një nga figurat më të dashura të këtij edicioni.