Shtëpia e “Ferma VIP” ka marrë komunikimin e parë zyrtar nga produksioni, duke vendosur menjëherë rregulla të reja për jetesën e konkurrentëve.
Ishte Elvis Pupa ai që lexoi zarfin e parë, i cili lidhej drejtpërdrejt me menaxhimin e ushqimit dhe buxhetin e fermerëve për ditët në vijim. Me stilin e tij karakteristik, ai e nisi me humor dhe suspansë përpara se të zbulonte vendimin.
Sipas përmbajtjes së zarfit, zgjedhja që kishte bërë Khuba gjatë spektaklit ka ndikuar drejtpërdrejt në dietën e gjithë grupit. Duke qenë se ai kishte zgjedhur shportën me fruta dhe fasule, fermerët do të duhet të bazojnë ushqimin e tyre vetëm në këto produkte.
Ndërkohë, këto artikuj do të jenë pa limit në listën e buxhetit, ndërsa çdo produkt tjetër mbetet i kufizuar.
Ky vendim pritet të ndikojë jo vetëm në mënyrën e ushqyerjes, por edhe në dinamikat mes konkurrentëve, duke sjellë diskutime dhe sfida të reja në përditshmërinë e tyre në fermë.




