Pas një jave të mbushur me debate të forta dhe tensione në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndryshojë atmosferën mes banorëve duke sjellë një sfidë argëtuese për ta.
Në shtëpi ka mbërritur një zarf, të cilin e ka lexuar Gimbo përpara të gjithë banorëve në dhomën e ndenjes. Në të njoftohej për një lojë të re të quajtur “Sfida e buzëqeshjes”, e cila synon të testojë vetëpërmbajtjen dhe humorin e konkurrentëve.
Për ta bërë sfidën më interesante, “Vëllai i Madh” ka vendosur që çiftet të formohen përmes shortit dhe jo sipas dëshirës së banorëve.
Në mesazhin e lexuar thuhej se banorët duhet të zgjedhin numra nga një vazo dhe ata që kanë të njëjtin numër do të bëhen çift, pa pasur mundësi ndryshimi.
Pasi të krijohen çiftet, ata duhet të vendosin rolet mes tyre: njëri do të qëndrojë serioz dhe pa reaguar, ndërsa tjetri do të përpiqet ta bëjë të qeshë brenda një kohe prej pesë minutash duke përdorur çdo mënyrë argëtuese.





