Një situatë krejt e papritur ka ndodhur gjatë spektaklit “Ferma VIP”, duke u kthyer menjëherë në një nga momentet më virale dhe më të komentuara të mbrëmjes.
Teksa ishte në një bisedë me shkrimtaren Mimoza Ahmeti, konkurrenti Bujaka përjetoi një incident të sikletshëm në mes të transmetimit live: një nga dhëmbët i ra papritur ndërsa po fliste.
Momenti ndodhi gjatë një diskutimi serioz, çka e bëri situatën edhe më të pazakontë për publikun që po ndiqte spektaklin në kohë reale.
"Ferma Vip" - Vizion Plus
Por ajo që habiti më shumë ndjekësit nuk ishte vetë incidenti, por reagimi i ftohtë i Bujakës. Ai nuk e ndërpreu bisedën, nuk reagoi me panik dhe vijoi komunikimin me qetësi sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Megjithatë, kamerat kapën gjithçka dhe publiku në rrjet nuk e la pa komentuar. Brenda pak minutash, videoja pushtoi TikTok dhe platformat e tjera sociale, ku përdoruesit nisën meme, komente humoristike dhe ripostime pa fund.




