Klodi dhe Elijona i japin fund lidhjes? Veprimi i fundit në Instagram ngre dyshimet...

Klodi dhe Elijona i japin fund lidhjes? Veprimi i fundit në Instagram ngre dyshimet...

Prej disa javësh, Klodi dhe Elijona janë përfolur për një krizë të mundshme në lidhjen e tyre. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas zhvillimeve të fundit në rrjetet sociale.

Të dy kishin reaguar më herët ndaj zërave për një ndarje, duke deklaruar se në këtë periudhë po fokusoheshin te puna, karriera dhe familja.

Por këtë herë, një tjetër veprim i çiftit ka tërhequr vëmendjen.

Klodi dhe Elijona kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, ndërsa nga profilet e tyre janë fshirë edhe fotografitë e përbashkëta.

Ky zhvillim vjen pak pas përfundimit të xhirimeve të Klodit për sezonin e dytë të “The 50 Italia”, reality show i Prime Video, ku ai do të jetë një prej 50 konkurrentëve.

Pas përfundimit të këtij angazhimi, Klodi është rikthyer në Itali, ndërsa Elijona vijon të jetë në lëvizje.

Lidhja e tyre nisi pas “Big Brother VIP Kosova 4”, ndërsa për muaj me radhë dyshja ndante me ndjekësit momente nga jeta e tyre së bashku.

Tashmë, unfollow-i i ndërsjellë dhe fshirja e fotove të përbashkëta kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje zërat për ndarjen e çiftit.

Megjithatë, as Klodi dhe as Elijona nuk kanë konfirmuar publikisht ndarjen deri në këto momente.