Vanesa kritikon ashpër Zhakun: “Nuk është mirë, i ka lëshuar pëllumbat”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Sjelljet e fundit të Inida Gjata në “Ferma VIP” kanë nxitur diskutime të shumta mes banorëve dhe publikut.

Pas disa episodeve që kanë tërhequr vëmendjen brenda shtëpisë, ka qenë Vanesa ajo që ka reaguar më hapur ndaj mënyrës së sjelljes së Zhakut.

Gjatë një bisede me Indritin, Vanesa u shpreh se sipas saj sjelljet e Zhakut po bëhen gjithnjë e më të pazakonta.

“Kjo nuk është mirë. I ka lëshuar pëllumbat,” – tha ajo, duke lënë të kuptohet se e konsideron sjelljen e saj të tepruar dhe jashtë normales.

Instagram Reel
DYQfgOAAVPS

Komenti i Vanesës erdhi pas situatave të fundit në fermë, ku Zhaku u pa duke qëndruar për një kohë të gjatë në ambientet e përbashkëta vetëm me të brendshme, gjë që krijoi siklet te disa prej banorëve.

Pavarësisht reagimeve dhe kërkesave nga fermerët që të vishej, Zhaku zgjodhi të vazhdonte të sillej sipas mënyrës së saj, duke treguar edhe njëherë natyrën e lirë dhe moskokëçarëse që e ka karakterizuar që prej hyrjes në format.