Një moment i veçantë dhe emocional është regjistruar në shtëpinë e “Ferma VIP”, ku shkrimtarja Mimoza Ahmeti është surprizuar nga një mesazh i ardhur me dron.
Teksa banorët ndodheshin në ambientet e jashtme, zhurma e dronit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tyre, duke sjellë një dedikim të posaçëm për Mozën.
Surpriza ka marrë edhe më shumë vëmendje kur është zbuluar se dërguesit e mesazhit ishin biznesmeni Elton Ilirjani dhe këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku.
Ky gjest ka emocionuar jashtëzakonisht shumë Mimoza Ahmetin, e cila nuk e ka fshehur gëzimin dhe mirënjohjen për surprizën. E prekur nga momenti, ajo i ka përshëndetur me fjalë të ngrohta dyshes që qëndron pas këtij dedikimi.
“Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun,” – është shprehur ajo, duke e kthyer momentin në një nga skenat më emocionale të ditës në fermë.




