Selin dhe Gimbo ndezin skenën bashkë, surprizojnë publikun me performancën e tyre...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmjen e djeshme, ku u shfaqën për herë të parë së bashku në skenë.

Gjatë performancës së tij, Gimbo surprizoi të pranishmit duke ftuar Selinin në skenë, ndërsa dyshja krijoi atmosferë festive me një koreografi energjike.

Ata performuan nën ritmet e këngës nostalgjike “DJ”, hitit të njohur të viteve 2000 që dikur u interpretua nga Rezarta Shkurta.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut, pasi çifti ka paralajmëruar prej kohësh se po punojnë për një version të ri të kësaj kënge ikonike.

Ndjekësit në rrjetet sociale e kanë komentuar gjerësisht performancën e tyre, duke e cilësuar si një nga momentet më të bukura dhe energjike të mbrëmjes.