Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin për reperin Gjesti pas seancës dëgjimore të zhvilluar me dyer të mbyllura lidhur me incidentin në zyrat e kompanisë Onima.
Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i caktuar artistit masën e paraburgimit prej një muaji.
Mbi të rëndojnë tre akuza penale: “kanosje”, “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas vendimit të gjykatës, paraburgimi është vendosur për të garantuar mbarëvajtjen e hetimeve, pasi ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit tek dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale.
Ndërkohë, mbrojtja e reperit ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykata e Apelit për një masë më të lehtë sigurie.





