Edicioni i tretë i “Ferma VIP” ka nisur me dinamika të forta, por duket se përveç lojës dhe sfidave, në fermë po lind edhe diçka tjetër…
Vëmendja e publikut është përqendruar te afrimiteti mes Indri Shiroka dhe Fabjola Elezaj, të cilët janë parë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit gjatë ditëve të para të bashkëjetesës.
Momente të shumta mes tyre, që tregojnë një kimi të dukshme, janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, duke shtuar dyshimet për një romancë të mundshme brenda fermës.
Ndjekësit kanë vënë re gjeste të vogla, shikime dhe afrimitet që shkojnë përtej miqësisë së zakonshme, duke ngritur pyetjen: a kemi përballë çiftin e parë të këtij sezoni?
Megjithatë, gjithçka mbetet ende në fazën e sinjaleve të para. Ditët në vijim pritet të tregojnë nëse kjo “shkëndijë” do të kthehet në një histori të vërtetë dashurie brenda “Ferma VIP”.




