Përfundon një traditë 17-vjeçare në Vjenë! Fjongoja gjigante e kuqe zhduket, ja atraksioni që do ta zëvendësojë këtë Krishtlindje...

Përfundon një traditë 17-vjeçare në Vjenë! Fjongoja gjigante e kuqe zhduket, ja atraksioni që do ta zëvendësojë këtë Krishtlindje...

Një prej simboleve më të fotografuara të Krishtlindjeve në Vjenë nuk do të jetë më pjesë e dekorimeve tradicionale këtë vit. Fjongoja gjigante e kuqe, e cila për plot 17 vite ka tërhequr mijëra turistë dhe vizitorë, do të mungojë në vendin e saj të zakonshëm, duke i hapur rrugë një pamjeje të re festive.

Bëhet fjalë për dekorimin ikonik në fasadën e dyqanit Popp & Kretschmer, përpara të cilit çdo sezon festash turistët ndalonin për të realizuar fotografi. Këtë herë, megjithatë, fjongoja nuk do të vendoset në pozicionin tradicional, për shkak të kërkesave të reja të sigurisë.

Por Vjena nuk ka ndërmend të heqë dorë nga magjia e saj festive. Një tjetër dekorim madhështor ka marrë tashmë vëmendjen e qytetit.

Instagram Reel
DfXGaG8I5Av

Hoteli legjendar Sacher ka surprizuar me një pemë gjigante Krishtlindjesh, plot 7 metra të lartë, të vendosur në fasadën e ndërtesës. E ndriçuar dhe e dekoruar për sezonin e festave, ajo pritet të kthehet në një nga pikat më të vizituara nga turistët.

Inaugurimi i dekorimit të ri u zhvillua në fillim të nëntorit, në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig.

Kështu, pas gati dy dekadash, një nga pamjet më karakteristike të Krishtlindjeve në kryeqytetin austriak po i lë vendin një simboli të ri festiv.

Mbetet për t'u parë nëse pema shtatëmetërshe e Hotel Sacher do të arrijë të fitojë të njëjtën popullaritet dhe të bëhet destinacioni i preferuar i turistëve për fotografitë e këtij sezoni të Krishtlindjeve.