Një situatë e pazakontë dhe shqetësuese duket se ka ndodhur gjatë orëve të vona në “Ferma VIP”, duke ngritur shumë pikëpyetje mes ndjekësve të formatit.
Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, shihen Vanesa dhe Indri të ulur pranë njëri-tjetrit në divan, ndërsa në sfond dëgjohen ulërima dhe zëra të tensionuar nga pjesa tjetër e fermës.
Sipas komenteve të ndjekësve online, dyshohet se zërat mund të kenë qenë të Fabjola Elezaj, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për atë që ka ndodhur realisht.
Në video dëgjohet qartë një prej banorëve duke thënë:
“Mos prekni me dorë se ka ndodhur diçka, mos prekni me dorë”, çka ka shtuar edhe më shumë misterin dhe aludimet në rrjet.
"Ferma Vip" - Vizion Plus
Deri më tani, produksioni nuk ka dhënë asnjë reagim apo sqarim për incidentin, ndërsa publiku po spekulon mbi atë që mund të ketë ndodhur brenda fermës.




