Pa prisni pak! Adioni rikthehet në Ferma VIP?

Pa prisni pak! Adioni rikthehet në Ferma VIP?

Adioni mund të rikthehet sërish në “Ferma VIP”, të paktën sipas aludimeve që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi pas një bisede telefonike mes Ermal Mamaqi dhe ish-fermerit Ervin Kapaj, ku u hodh ideja e një rikthimi të mundshëm në spektaklin e mbrëmjes së sotme.

Gjatë telefonatës, Ermali la të kuptohej se Adioni mund të rikthehet në shtëpi, deklaratë që ka mjaftuar për të ndezur menjëherë diskutimet mes ndjekësve të formatit.

Deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni i “Ferma VIP”, ndaj gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve.

Publiku tashmë pret spektaklin live të kësaj mbrëmjeje për të parë nëse rikthimi i Adionit do të bëhet realitet dhe si mund të ndikojë kjo në dinamikat mes banorëve.