Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Amber, ka reaguar publikisht pas pretendimeve që e lidhin me një video intime, ku është përmendur edhe emri i zëvendësministrit Erlind Sulo.
Pas reagimit të këtij të fundit, i cili mohoi pretendimet dhe deklaroi se kishte ndërmarrë hapa ligjorë për shpifje, Amber ka dalë me një deklaratë të drejtpërdrejtë, duke mohuar se e njeh zv.ministrin.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar lajmi, duke vënë në pikëpyetje përqendrimin e mediave te këto aludime, ndërkohë që vendi po përballet me zhvillime të tjera të rëndësishme.
“Vazhdojmë edicionin e lajmeve të orës 15:00. Sot, në faqen e JOQ në Instagram ka dalë përsëri lajmi i ministrit. ‘Amber i Big Brother me ministër i Infrastrukturës’, që unë nuk e njoh fare, po fare po them”, është shprehur ajo.
Më tej, Amber ka kërkuar që mediat dhe publiku të përqendrohen te protestat dhe ngjarjet e fundit në vend, duke përmendur edhe rastin e të riut që, sipas saj, ka humbur shikimin në njërin sy gjatë protestës.
“Dëgjo tani, po mirë, a keni turp apo nuk keni turp? Shqipëria është në një moment kritik. Atij djalit i iku drita e syrit. Që doli në atë protestë dhe i iku nga dora e një shqiptari të vet. Po lajme janë këto që nxirrni ju? Ky nuk është lajm o zotëri. Merru me lajmet e vendit. Sepse shqiptarët duan të informohen për gjendjen në Shqipëri dhe për gjendjen e atij djalit që i iku drita e syrit”, ka deklaruar Amber.
Ndërkohë, Erlind Sulo ka mohuar pretendimet dhe ka bërë të ditur se ka paditur për shpifje një gazetar dhe një influencere, të cilët i akuzon për përhapjen e lajmit të rremë.
Deri më tani, Amber ka mohuar se e njeh zëvendësministrin, ndërsa pretendimet për videon intime mbeten të pakonfirmuara.




