Pas eliminimit nga “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj (Ola) është përballur me valën e kritikave dhe komenteve negative në rrjetet sociale, reagime që shpërthyen pas incidentit me moderatoren Arbana Osmani.
Sapo mori telefonin në dorë dhe pa reagimet online, ish-banorja vendosi të mos heshtë. Përmes disa postimeve në Instastory, Ola ka ndarë mesazhe mbështetëse që duket se pasqyrojnë gjendjen e saj emocionale pas gjithë bujës mediatike.
Në një nga postimet e rishpërndara shkruhej:
“Të gjithë gabojmë. Disa gabime ndodhin në heshtje, disa para gjithë publikut. Por një moment i vështirë nuk duhet të fshijë gjithë atë që je si njeri.”

Fabjola Elezaj via Instagram Story
Ndërsa në një tjetër mesazh motivues, mbështetësit e saj e inkurajonin të mos dorëzohej dhe të mos lejonte që një ditë e vështirë të ndikonte te vetëbesimi dhe vlera e saj personale.

Fabjola Elezaj via Instagram Story
Përmes këtyre reagimeve, Fabjola duket se po përpiqet të japë një mesazh të fortë: po, gaboi publikisht, por nuk dëshiron që një moment i errët të përcaktojë të gjithë figurën dhe identitetin e saj.
Pas gjithë stuhisë së krijuar në rrjet, ish-banorja po mundohet të rikthejë qetësinë dhe të tregojë anën e saj më reflektuese përballë publikut.




