Raporti mes Vanesës dhe Indrit në Ferma VIP po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut, duke u kthyer në një nga historitë më të ndjekura të këtij sezoni.
Pas një periudhe me hezitime dhe refuzime, duket se dyshja tashmë kanë lënë pas çdo paqartësi dhe po shfaqen më të afërt se kurrë. Vetëm pak ditë më parë, Indri vendosi t’i japë një shans lidhjes me Vanesën, një hap që u konfirmua me puthjen e tyre të parë.
Së fundmi, afërsia mes tyre është bërë edhe më e dukshme. Gjatë një momenti në dhomë, Vanesa është parë duke e përqafuar fort Indrin, duke treguar hapur ndjenjat e saj.
Në një atmosferë lozonjare, ai i është drejtuar me humor: “Më lër rehat të lutem, seriozisht”, por kjo nuk e ka ndalur Vanesën, e cila ka vazhduar ta mbajë pranë.
Ky moment i thjeshtë, por domethënës, ka bërë xhiron e rrjetit, duke forcuar edhe më shumë idenë se mes tyre tashmë nuk ka më distancë, por një afrimitet gjithnjë e më të dukshëm.




