Mateo tregon versionin e tij: si ndodhi momenti që tronditi Brikenën...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Pas situatës së tensionuar mes tij dhe Brikenës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Mateo ka vendosur të japë versionin e tij për ngjarjen që shkaktoi reagime të shumta.

Ai ka shpjeguar se gjithçka ndodhi në një moment afrimiteti, duke treguar hap pas hapi se si u zhvillua situata. Sipas tij, tentativa për ta puthur ka ardhur pas disa përpjekjeve dhe afrimit, duke lënë të kuptohet se nuk e ka parë si diçka të rëndë në atë moment.

Megjithatë, ky interpretim bie në kontrast me reagimin e Brikenës, e cila u duk e shqetësuar dhe u distancua menjëherë pas episodit, duke e bërë situatën një nga më të diskutuarat e ditëve të fundit.

Raporti mes tyre ka qenë i paqëndrueshëm edhe më parë, me afrime dhe përplasje të vazhdueshme që kanë krijuar tension brenda shtëpisë.

Instagram Reel
DWIP8qMjGSO