Prej disa ditësh në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një video ku dy artistët e njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, shihen duke shkëmbyer një puthje në një klub nate në Paris. Pamjet u bënë shpejt virale dhe ndezën diskutime të shumta në media dhe mes fansave.
Pas publikimit të videos, të dy këngëtarët zgjodhën të mos reagojnë publikisht për disa ditë, duke ruajtur heshtje në rrjetet e tyre sociale.
Megjithatë, së fundmi ata janë rikthyer në mënyrë të sinkronizuar me një njoftim identik për ndjekësit e tyre. Në postimet e publikuara në profilet personale, artistët kanë bërë të ditur se do të performojnë në një koncert që do të mbahet në Elbasan më 13 mars, në kuadër të festimeve që paraprijnë Dita e Verës.

Xhensila Myrtezaj via Instagram Story
Ky lajm është shpërndarë gjithashtu edhe nga Gledian Llatja, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e tyre në eventin muzikor.
Njoftimi ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut, pasi është dalja e parë publike e dy artistëve pas videos që bëri bujë. Tani shumë fansa janë kuriozë të shohin nëse gjatë koncertit ata do të performojnë bashkë apo do të ndajnë ndonjë moment në skenë.





