Prime-i i fundit i Ferma VIP është kthyer në një nga momentet më të tensionuara dhe të komentuara të sezonit, pas një përballjeje të drejtpërdrejtë mes Ola dhe moderatores Arbana Osmani.
Gjatë debatit, Ola përdori fjalor ofendues, por nuk u ndal vetëm me kaq. Ajo preku edhe një çështje më të gjerë, duke vënë në diskutim premtimet dhe standardin që ky format kishte deklaruar në fillim të tij.
Në kulmin e tensionit, konkurrentja ironizoi faktin që “Ferma VIP” ishte prezantuar si një alternativë “ndryshe” nga reality show-t e tjera, duke lënë të kuptohet një krahasim me Big Brother VIP Albania në Top Channel, shpesh i komentuar për debatet e forta dhe gjuhën e ashpër.
Në deklaratën e saj, Ola theksoi se pritshmëritë për një format më të qetë nuk ishin përmbushur, duke përdorur këtë argument si kritikë ndaj emisionit dhe mënyrës së menaxhimit të situatave brenda tij.
“Kam menduar se nuk e keni Monika Kryemadhin që gjuan me këpucë aty në opinion, ka qenë televizion tjetër. Po ia keni arrit se keni thënë do bëjmë diçka ndryshe. Nuk e ke bërë diçka ndryshe, më vjen keq…”
Nga ana tjetër, Arbana Osmani reagoi me qetësi dhe kontroll, duke e kthyer përgjegjësinë tek vetë sjellja e konkurrentes me një përgjigje të drejtpërdrejtë: situata të tilla, sipas saj, janë pikërisht ato që e pengojnë realizimin e një formati ndryshe.
“Me thënë të drejtën, s’po na lë ti me bërë diçka ndryshe.”




