Ja lista e plotë e 19 konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram
"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram

Mbrëmjen e djeshme стартoi edicioni i tretë i “Ferma VIP”, duke prezantuar për publikun listën zyrtare të konkurrentëve që do të jenë pjesë e këtij sezoni.

Në natën e parë të spektaklit, shumë personazhe të njohur nga fusha të ndryshme hynë në fermë për të nisur këtë aventurë televizive, duke krijuar një kast të larmishëm mes muzikës, aktrimit dhe rrjeteve sociale.

Mes emrave më të spikatur janë këngëtaret Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, si dhe aktorët Elvis Pupa, Romir Zalla dhe Akil Varfi. Pjesë e këtij edicioni është edhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti.

Kasti plotësohet me emra të tjerë si Toni Vllaçaj, Blerina Bajko, Indri Shiroka, Fabjola Elezaj, Dona Sina, Adion Pula, Sara Karaj, Vanesa Sono, Xhesi Loci, Malbora Gurra, Gresa Sekiraqa, Dj Fairfax dhe Khuba.

"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram

Gjatë këtij rrugëtimi 100-ditor, konkurrentët do të jenë nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe do të përballen me sfida të ndryshme të jetesës në fermë, ndërsa në fund njëri prej tyre do të shpallet fitues i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh.