Debati mes ish-banores së Big Brother VIP Albania, Ina Aderi, dhe banores aktuale Brikena ka marrë përmasa edhe më të mëdha në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi pas një deklarate që Ina bëri në emisionin “S’e luan topi”, ku tregoi se pas largimit të saj të papritur nga shtëpia kishte lënë disa prej rrobave brenda dhe se disa vajza i kishin përdorur ato pa leje. Madje ajo u shpreh me ironi se, nëse do t’i vishnin, “të paktën t’i lanin”.
Pas kritikave të shumta që mori në rrjet për këtë deklaratë, Ina Aderi vendosi të reagojë sërish, këtë herë duke publikuar disa foto në Instastory. Në to shihet sipas saj Brikena e veshur me disa nga rrobat që Ina pretendon se i përkasin asaj.

Ina Aderi via Instagram Story
Në një nga postimet, Ina tregon një fund që, sipas saj, Brikena e kishte veshur vetëm dy ditë pas daljes së saj nga shtëpia. Ajo shton se pasi e ka parë në video, ka njoftuar produksionin dhe banorja është thirrur në dhomën e rrëfimit për ta hequr.
Në një tjetër publikim, ish-banorja shfaq një set blu që, sipas saj, ishte dhuratë dhe që gjithashtu është veshur nga Brikena. Ina e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm, duke e konsideruar madje si “vjedhje”.
Në reagimin e saj të fundit, Ina Aderi theksoi se nuk hedh akuza pa prova dhe shtoi me ironi se, nëse banoret nuk kanë mundësi për rroba, ajo është gati të bëjë edhe “donacion”, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.





