Fotoja e Gjestit me pranga që po qarkullon në rrjet? Ja e vërteta…

Fotoja e Gjestit me pranga që po qarkullon në rrjet? Ja e vërteta…

Arrestimi i reperit Gjesti ka qenë një nga temat më të diskutuara në media ditët e fundit, pas konfliktit të raportuar me menaxhmentin e kompanisë Onima.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një foto ku artisti shfaqet me kokën ulur teksa dy efektivë të Policia e Kosovës duket se po i vendosin prangat.

Megjithatë, sipas verifikimeve që po qarkullojnë në media, imazhi në fjalë nuk është real. Fotoja rezulton të jetë e krijuar me Inteligjencë Artificiale dhe është shpërndarë në rrjet si një përmbajtje “clickbait” për të tërhequr vëmendje.

Ndërsa ndalimi i reperit nga autoritetet është një fakt, pamjet që pretendohet se tregojnë momentin e arrestimit me pranga nuk janë autentike dhe nuk lidhen me ngjarjen reale.