Këngëtarja e njohur Fifi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit ku ka zgjedhur të shfaqet pa filtra dhe pa ndërhyrje në foto.
Në profilin e saj në Instagram, artistja publikoi disa imazhe dhe video ku theksoi se këtë herë kishte vendosur të mos i modifikonte apo editonte materialet para publikimit. Me humor dhe sinqeritet, ajo u shpreh se pse të mos publikohen fotografitë ashtu siç janë në të vërtetë.

Fifi via Instagram
Postimi i saj u përhap shpejt dhe mori shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan për natyrshmërinë dhe për faktin që vendosi të tregojë një anë më reale të vetes në rrjet.

Fifi via Instagram
Shumë fansa e vlerësuan këtë veprim si një mesazh pozitiv për pranimin e vetvetes dhe për largimin nga presioni i perfeksionit që shpesh krijohet në rrjetet sociale.





