Egli Tako ka folur së fundmi për eksperiencën e saj si ndjekëse e sezonit të fundit të “Big Brother”, duke ndarë mendimet për produksionin, kastin dhe fituesen e spektaklit.
Në një intervistë, ajo tregoi se e ka ndjekur programin sa herë ka pasur mundësi, edhe pse sipas saj është e pamundur të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme.
“Sigurisht që e kam parë. Është e vështirë t’i shpëtosh ‘Big Brother’-it. E kam ndjekur aq sa kam mundur, sepse 24 orë në ditë është e pamundur, sidomos kur ke angazhime,” u shpreh Egli.
Ajo vlerësoi nivelin e produksionit këtë sezon, duke theksuar se publiku pa elemente dhe dinamika që më parë nuk ishin parë në televizionet shqiptare.
“Produksioni këtë vit ka qenë fantastik. Kishte shumë gjëra ndryshe dhe kjo e bëri të veçantë,” tha ajo.
Megjithatë, Egli mendon se përzgjedhja e konkurrentëve mund të kishte qenë më e fortë, duke marrë parasysh nivelin e lartë të realizimit të spektaklit.
Sa i përket finales, ajo nuk e fshehu mbështetjen për Selin, duke treguar hapur se ishte e lumtur për triumfin e saj.
“Më pëlqeu që fitoi Selin. U kënaqa për të,” përfundoi Egli Tako.




