Afrimiteti i fundit mes Brikena Selmani dhe Mateo në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ngjallur jo vetëm reagime në rrjet, por edhe dyshime mes vetë banorëve.
Një nga më skeptikët është Miri, i cili gjatë një bisede me banorët e tjerë la të kuptohej se nuk beson në sinqeritetin e ndjenjave të Brikenës. Ai bëri një krahasim me një situatë të ngjashme nga një edicion i mëparshëm i formatit, duke aluduar për raportin mes Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.
Sipas Mirrit, në një nga sezonet e mëparshme një personazh ishte treguar fillimisht i ftohtë, por më pas kishte ndryshuar qëndrim pasi kishte kuptuar popullaritetin që partneri i saj kishte fituar jashtë. Edhe pse nuk përmendi drejtpërdrejt emra, referenca u interpretua nga banorët si një krahasim me historinë e Kiarës dhe Luizit.
Me këtë deklaratë, Miri sugjeroi se afrimi i Brikenës me Mateon mund të jetë më shumë një strategji loje dhe përfitimi nga fama, sesa një ndjenjë e vërtetë.





