Gazetari Flor Gjini ka bërë një deklaratë të fortë në Euronews Albania, gjatë një diskutimi për videot intime të kompozitorit Adrian (Adi) Hila, të cilat kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.
Gjatë bisedës, Gjini u ndal fillimisht te mënyra se si është trajtuar kjo çështje në publik, duke theksuar se vëmendja është përqendruar kryesisht te personat e përfshirë, ndërsa janë lënë në plan të dytë tema të rëndësishme që lidhen me shëndetin seksual dhe parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
“Si ka mundësi që nuk u mor askush, vërtet, të dilte dikush dhe të thoshte: ‘Ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me disa individë’? Si ka mundësi që aty nuk është përdorur një prezervativ? Ne flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si nuk doli kush të trajtonte një temë të tillë?”, u shpreh gazetari.
Sipas tij, situata mund të kishte shërbyer edhe si një mundësi për të zhvilluar diskutime informuese dhe edukuese, në vend që debati të dominohej nga komentet dhe gjykimet në rrjetet sociale.
Deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi më pas, kur Flor Gjini pretendoi se një prej personave të shfaqur në videot intime kishte ndërprerë një shtatzëni, për të cilën ai tha se lidhej me kompozitorin Adi Hila.
“Unë kam një informacion: Një nga personat që është xhiruar në ato video ka abortuar një fëmijë. Një fëmijë që e ka pasur me kompozitorin Adi Hila. E ka pasur përpara dy vitesh, tre vitesh. [Vajza në fjalë] ka qenë në një marrëdhënie të vazhdueshme [me Adi Hilën]”, deklaroi Gjini.
Gazetari nuk bëri të ditur identitetin e vajzës, por pretendoi se ajo kishte pasur një marrëdhënie të vazhdueshme me kompozitorin.
Deri më tani, ky pretendim mbetet një deklaratë e Flor Gjinit dhe nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Për këtë arsye, detajet e bëra publike duhen trajtuar me kujdes, veçanërisht duke pasur parasysh natyrën private dhe delikate të çështjes.
Ndërkohë, videot intime të Adi Hilës kanë nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje edhe çështjet e privatësisë dhe mënyrën se si trajtohen publikisht materialet me përmbajtje intime.




