Raporti mes Mirit dhe Selinës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vazhdon të ngjallë diskutime, ndërsa së fundmi janë hedhur dyshime se dyshja mund të jetë njohur edhe para nisjes së reality show-t.
Gjatë një diskutimi në Top News, menaxheri i artistëve Xhani Demika dhe ish-banori i BBVA Armir Tola sugjeruan se rrugët e tyre mund të jenë kryqëzuar më herët për shkak të rretheve artistike ku lëvizin.
Sipas Demikës, Selin është pjesë e botës së baletit, ndërsa Miri vjen nga skena muzikore, gjë që mund të ketë bërë që ata të kenë pasur kontakte edhe jashtë programit. Kjo ide u mbështet edhe nga Armir Tola, i cili shtoi se sipas mendimit të tij dyshja mund të ketë pasur njohje të mëparshme.
Ai madje bëri edhe një parashikim për lojën në shtëpi, duke thënë se situatat mes banorëve mund të ndryshojnë dhe se raportet e Selinës brenda shtëpisë mund të marrin një drejtim tjetër në vazhdim.





