Deklarata e Sara Karaj ngre dyshime në “Ferma VIP”: “Kam marrë informacionet që doja”

Deklarata e Sara Karaj ngre dyshime në “Ferma VIP”: “Kam marrë informacionet që doja”

Një deklaratë e fundit e Sara Karaj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe ka hapur diskutime të reja mbi respektimin e rregullave brenda “Ferma VIP”.

Gjatë një bisede me banoret e tjera, Sara ka lënë të kuptohet se ka marrë informacione nga jashtë shtëpisë, duke surprizuar si fermerët, ashtu edhe publikun që po ndiqte transmetimin live.

“I kam marrë informacionet që kam dashur këtu, edhe për Fan Club-in…” – është shprehur ajo, pa dhënë më shumë detaje mbi mënyrën se si i ka siguruar këto informacione.

Kjo deklaratë ka ngritur menjëherë pikëpyetje te ndjekësit e formatit, të cilët po diskutojnë në rrjet se kush mund t’ia ketë përcjellë informacionet dhe nëse është shkelur izolimi i lojës.

Pas kësaj situate, shumë fansa të programit po presin një reagim nga produksioni për të sqaruar nëse do të ketë ndonjë masë apo diskutim gjatë spektaklit të radhës.

Ndërkohë, deklarata e Sarës ka shtuar edhe më shumë debatet rreth dinamikave dhe prapaskenave që po zhvillohen brenda reality show-t.