Një incident i fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë gjatë një momenti publiciteti në prime, ku tensionet mes Rogertit dhe Mateos kanë shpërthyer në përplasje fizike.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë, gjithçka ka nisur nga një debat verbal mes tyre, i cili më pas ka degraduar. Në video shihet se situata ka dalë nga kontrolli, ndërsa ndërhyrja e të tjerëve ka qenë e nevojshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Ky nuk është rasti i parë që dy banorët përfshihen në tensione, pasi edhe më herët debatet mes tyre kanë qenë të forta dhe të shpeshta. Në një rast të mëparshëm, Rogerti është parë duke reaguar fizikisht gjatë një konflikti me Mateon, duke e kaluar kufirin e debatit verbal .
Ngjarja ka ndezur reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës kërkojnë masa nga produksioni, pasi çdo formë kontakti fizik bie ndesh me rregullat e formatit.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky incident do të shoqërohet me ndëshkime për banorët, duke qenë se raste të tilla zakonisht trajtohen me seriozitet nga produksioni.




