Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku dy banorë duket se kanë marrë një informacion nga jashtë për një tjetër format të “Big Brother”. Bëhet fjalë për Brikenën dhe Shëndritin, të cilët gjatë një bisede kanë lënë të kuptohet se tashmë e dinë fituesin e Big Brother VIP Kosova.
Dyshja përmendi emrin e Londrim Mekaj, i cili ka dalë fitues në edicionin e katërt të këtij reality show. Brikena u shpreh: “Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar,” duke iu referuar triumfit të Londrimit. Shëndriti reagoi me entuziazëm: “Hej, e pabesueshme, shumë e pabesueshme. Nëse po na sheh, urime, e ke merituar. Të uroj me gjithë zemër, Londraaa.”
Ky moment ka ngjallur dyshime se informacioni mund t’u ketë ardhur nga produksioni, pasi banorët nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme gjatë qëndrimit në shtëpi.Video nga Top Channel për Big Brother VIP, ripublikuar Video nga Top Channel për Big Brother VIP, ripublikuar ngaV
Video nga Top Channel për Big Brother VIP, ripublikuar nga https://infokosova.net/





