"E kishte paralajmëruar!" Cfarë i tha Luiz Ejlli para se të futej në BBV, Ardit Murataj?

"E kishte paralajmëruar!" Cfarë i tha Luiz Ejlli para se të futej në BBV, Ardit Murataj?

Pas largimit nga Big Brother VIP Albania 5, Ardit Murataj ka ndarë disa detaje interesante nga eksperienca e tij dhe momentet para hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Zgjohu me MCN, ai foli për raportin që ka me Kiara Tito dhe bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli, fitues i një prej edicioneve të mëparshme të BBVA.

Gjatë intervistës, Arditi zbuloi se Luizi kishte qenë shumë i drejtpërdrejtë me të para hyrjes në reality show, duke i thënë se nuk ishte i përshtatshëm për këtë format. Sipas tij, paralajmërimi rezultoi i saktë pas eksperiencës së shkurtër që pati në lojë.

Megjithatë, këngëtari e kishte këshilluar gjithashtu që, nëse vendoste të hynte, ta shijonte eksperiencën pa presion.

Nga ana tjetër, Kiara Tito i ka qëndruar pranë pas eliminimit, duke e inkurajuar dhe vlerësuar për mënyrën si u prezantua në shtëpi. Ajo i ka theksuar se kishte treguar veten ashtu siç është në jetën reale.

Rrëfimi i Ardit Murataj ka ngjallur interes te ndjekësit, duke treguar edhe një herë ndikimin që ish-fituesit e formatit vazhdojnë të kenë tek banorët e rinj.