Selin Bollati ka reaguar pas komenteve të ndjekësve që kanë vënë në dyshim mënyrën se si ajo e mbështet partnerin e saj, DJ Gimbo, gjatë angazhimeve të tij muzikore.
Përmes disa postimeve në Instagram, Selin ka sqaruar se mbështetja në një marrëdhënie nuk matet vetëm përmes fotove apo videove që publikohen në rrjetet sociale.
Ajo tregoi se gjatë një prej koncerteve të Gimbos, ndërsa ai merrej me përgatitjet, ekipin dhe performancën, ajo qëndronte në backstage, duke koordinuar aspekte të tjera dhe duke qenë pranë tij në rast se lindte ndonjë problem.

Selin Bollati via Instagram Story
“Kjo është reciproke, ne jemi aty për njëri-tjetrin gjithmonë”, shkroi Selin, duke theksuar se një partner duhet të jetë edhe një mbështetës i rëndësishëm në rrugëtimin profesional të tjetrit.
Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” duket se iu përgjigj edhe atyre që e gjykojnë marrëdhënien e saj vetëm nga ajo që shohin në Instagram. Sipas saj, edhe fakti që një selfie nuk u publikua ishte interpretuar nga disa si dëshmi se mbështetja e saj ishte vetëm “sa për sy e faqe”.
Në fund, Selin ndau edhe një mesazh për kritikët, duke cituar Jordan Peterson:
“Vër shtëpinë tënde në rregull para se të kritikosh botën.”

Selin Bollati via Instagram Story
Ajo e përmbylli me fjalët: “Zgjero horizontin përpara se të ngushtosh mendimin”, duke lënë të kuptohet se realiteti i një marrëdhënieje është shumë më i gjerë se ajo që publikohet në rrjetet sociale.




