Pas ditësh spekulimesh për një krizë në marrëdhënien me Sara Berishën, DJ PM ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale, duke publikuar një mesazh që ka ndezur menjëherë diskutimet.
DJ-i ndau disa fotografi nga performancat e fundit, por vëmendjen më të madhe e mori përshkrimi që shoqëronte postimin:
“Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje.”
Mesazhi është interpretuar nga shumë ndjekës si një reagim indirekt ndaj aludimeve që po qarkullojnë prej ditësh për raportin e tij me Sarah Berishën.
Dyshimet për një ndarje u shtuan pasi çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa Sarah u shfaq e vetme në Sunny Hill Festival, duke ushqyer edhe më shumë zërat për një krisje në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, deri në këtë moment, as Sara Berisha dhe as DJ PM nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një ndarje. Për këtë arsye, postimi i fundit i artistit mbetet i hapur për interpretime dhe nuk përbën një konfirmim të situatës mes tyre.
Mbetet për t'u parë nëse njëri prej tyre do të zgjedhë të sqarojë publikisht statusin e marrëdhënies në ditët në vijim.




