Detaji që “po çmend” rrjetin: A e sinjalizoi Ledion Liço fitoren e Selin që në fillim të BBV?

Detaji që “po çmend” rrjetin: A e sinjalizoi Ledion Liço fitoren e Selin që në fillim të BBV?

Fitorja e Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania vazhdon të shoqërohet me teori dhe diskutime të shumta, por së fundmi një detaj vizual nga nata finale ka marrë vëmendje të veçantë.

Bëhet fjalë për zgjedhjen e veshjes së moderatorit Ledion Liço, i cili u shfaq me një kostum rozë, një ngjyrë që shpesh lidhet simbolikisht me energjinë femërore. Ky element ka bërë që shumë ndjekës të ngrenë pikëpyetje nëse kjo ishte një “sinjal i fshehtë” për rezultatin final.

Në një garë ku në finale ishin tre meshkuj dhe vetëm një vajzë, përzgjedhja e kësaj ngjyre është interpretuar nga disa si jo rastësore. Madje, në rrjet po qarkullon ideja se në televizion asgjë nuk lihet në dorë të rastësisë, duke e kthyer këtë detaj në një “provë” të mundshme për teoritë që po qarkullojnë.

Këto diskutime janë shtuar edhe më shumë pas deklaratave të mëparshme të G-Bani, i cili ka hedhur dyshime mbi procesin, duke pretenduar për një skenar të menduar paraprakisht.

Megjithatë, përtej interpretimeve, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që lidh zgjedhjen e veshjes me rezultatin final. Për shumë të tjerë, kjo mbetet thjesht një rastësi stilistike, ndërsa për publikun online është kthyer në një tjetër element që ushqen debatet rreth finales.