Akuzat e forta që Rogerti bëri ndaj Selinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku ai përmendi një jetë luksoze të mbështetur nga një “Sugar Daddy”, udhëtime të dyshimta në Dubai dhe veshje shumë të shtrenjta, janë përgënjeshtruar sot në emisionin “Fan Club”.
Produksioni vendosi të publikojë pamje dhe materiale që hedhin dritë mbi të vërtetën e udhëtimit të Selinës në Dubai. Sipas këtyre provave, ajo nuk ishte atje për arsye personale apo luksi, por për një aktivitet profesional dhe artistik.
Në ekran u shfaqën video dhe fotografi ku Selina shihet duke performuar me kostume tradicionale shqiptare si pjesë e trupës së Ansamblit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Performanca lidhej me përfaqësimin e Shqipërisë në “Expo Dubai”, një event ndërkombëtar ku ajo mori pjesë zyrtarisht si artiste.
Pamjet e publikuara tregojnë gjithashtu trupën artistike pranë figurave të larta shtetërore, mes tyre Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Kulturës Elva Margariti, duke hedhur poshtë dyshimet për natyrën e këtij udhëtimi.
Gjatë diskutimit në panel, Linda dha më shumë detaje për rrugëtimin artistik të Selinës. Ajo theksoi se Selina ka qenë pjesë e Ansamblit për rreth gjashtë muaj dhe se ky institucion konsiderohet ndër më të rëndësishmit në artin shqiptar. Sipas saj, Selina ka kryer gjithashtu shkollën e baletit, çka dëshmon për bazën e saj profesionale, edhe pse aktualisht mund të jetë përfshirë në projekte me grupe amatore.
Shikoni videon më poshtë :
https://www.instagram.com/reel/DVoVLbtjHRO/?igsh=NjBnZHFsMHpqOHRo





