Çfarë ndodhi mes Mirit dhe Arbër Hajdarit? Detaji që ngriti dyshime në BBV...

Çfarë ndodhi mes Mirit dhe Arbër Hajdarit? Detaji që ngriti dyshime në BBV...

Dasma e Mateos dhe Brikenës në “Big Brother VIP Albania” solli jo vetëm momente festive, por edhe situata që kanë ngritur pikëpyetje te publiku.

Prania e opinionistëve, përfshirë Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, i dha një tjetër dimension mbrëmjes, por vëmendja u përqendrua te një moment i pazakontë mes Arbrit dhe Mirit.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, dyshja, të cilët kanë pasur përplasje të forta gjatë këtij sezoni janë parë duke qëndruar në një zonë të shtëpisë që nuk mbulohej plotësisht nga kamerat.

Në një moment, Arbri thuhet se e ka marrë Mirin dhe janë larguar së bashku drejt një ambienti tjetër, pa u kuptuar qartë se ku shkuan apo çfarë u diskutua mes tyre.

Kjo situatë ka ngritur dyshime te ndjekësit, të cilët kanë aluduar për mungesë transparence dhe kanë analizuar pamjet në detaje.

Megjithatë, deri tani nuk ka një version zyrtar për atë që ka ndodhur, ndërsa sqarime më të plota pritet të jepen në spektaklin e radhës “Prime”.